De Bruyne: Dua të luaj me Ronaldon në një skuadër

Kevin De Bruyne ka zbuluar se ai do të dëshironte të luante përkrah Cristiano Ronaldos për shkak të fizikut dhe aftësisë së golave të portugezit.

Sport

23/04/2020 17:45

Duke folur nga shtëpia e tij ndërsa ishte në izolim, ylli i Manchester Cityt diskutoi skuadrën e ëndrrave me Jamie Redknapp të Sportsmail – i cili tha se do të donte të shihte De Bruyne në mesfushë me Andres Iniesta dhe Xavi.

Ndërsa Redknapp ëndërronte atë që ishte një nga triot më të mira në mesfushë të të gjitha kohërave, De Bruyne ishte duke menduar më tej fushën.

“Do t’i shikoja sulmuesit, dikush si Thierry Henry, trajneri im në Belgjikë”, tha De Bruyne në Football Daily Podcast, transmeton lajmi.net.

”Edhe dikush si Cristiano, për mua si një lojtar krijues do ta dini që ai [CR7] do të jetë atje, kështu që unë dua dikë të shpejtë që mund të shkojë thellë në zonë, kjo do të më ndihmonte shumë. Për atë që bëj, sulmuesit kanë rëndësinë kryesore”.

”Edhe sikur ta godasë topin shumë lartë, unë e di që Cristiano do të kërcente”, përfundoi belgu. /Lajmi.net/