David Luiz nuk do të pensionohet tek Arsenal

David Luiz ka bërë të ditur se nuk planifikon pensionimin tek Arsenal.

Sport

23/05/2020 17:00

Mbrojtësi brazilian iu bashkua skuadrës së kuqe të Londrës gjatë vitit të kaluar, duke bërë lëvizje befasuese nga Chelsea.

Lojtari ka pasur paraqitje mesatare me Arsenal dhe është tashmë duke u afruar me pensionimin e tij.

Por, braziliani ka bërë të ditur se do të ndryshojë skuadër edhe një herë, para se të pensionohet.

“Unë gjithmonë them se do të doja ta përfundoja karrierën time te skuadra e Benfica”, ka thënë Luiz për faqen zyrtare të Benfica, transmeton lajmi.net.

“Në futboll çdo gjë ndryshon, çfarë sot është e vërtetë, nesër është gënjeshtër, por ndjenjat e mia nuk ndryshojnë”, ka shtuar braziliani.

“E dua Benfican. Ëndrra ime është të shkel edhe një herë në ‘Estadio da Luz’, me fanellat e tyre. Për gjithçka që kalova, për çfarë Benfica është në jetën time dhe historinë time, për gjithçka. Benfica është më shumë se çdo lojtar”, ishin fjalët e Luiz.

David Luiz është tashmë në moshën 33 vjeçare, por forma e tij është në rënie, dhe pensionimi mund të mos jetë larg. /Lajmi.net/