Dardanët me mesazh të fortë: Nuk duhet të demoralizohemi, kush nuk e ndjenë fanellën le të lëshojë rrugë

Dardanët kanë reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Greqisë.

Sport

05/06/2022 23:52

Tifo-grupi i Kosovës, Dardanët kanë lëshuar një mesazh përmes ‘Facebook’, ku duket se mes rreshtash tregojnë pakënaqësinë e tyre me angazhimin e disa lojtarëve.

Dardanët bëjnë thirrje të lëshohet rrugë nga kombëtarja, nëse ndonjë lojtar nuk e ndjenë fanellën.

“Fanella duhet të ndjehet, e vërtetë. Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë ose le të lëshojë rrugë”, thuhet në postim.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të Dardanëve, të cilët ftojnë të besohet deri në betejën e fundit.

Ndeshja me Greqinë nuk përfundoi ashtu siç deshëm ne, por kjo nuk duhet të na shtyjë të demoralizohemi dhe të dorëzohemi para kohës. Luftëtarët besojnë deri në betejën e fundit. Kjo ishte vetëm e dyta, e që u humb në mënyrë të hidhur.

Fanella duhet të ndjehet, e vërtetë. Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë ose le të lëshojë rrugë.
Mirëpo, ne do të jemi gjithmonë në përkrahje të lojtarëve, deri kur të marrim rezultatet e dëshiruara, të cilat do të këndellin drejt objektivit që synojnë: pozitën e parë në renditje tabelare.
Besimi nuk ka humbur. Së bashku do t’ia dalim!
Ringrituni Dardanë. Forca /Lajmi.net/