Danilo në vend të Alvesit

Barcelona ka identifikuar mbrojtësin e djathtë të Portos, Danilo, si pasardhësin ideal për Dani Alvesin, që pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sport

06/02/2015 14:50

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Danilo, është identifikuar nga Barcelona si pasardhës i Dani Alvesit. Braziliani Alves pritet të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës në fund të këtij sezoni.

Andaj, gjiganti katalan është i obliguar të kërkojë një zëvendësues të tij.

Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Barcelona e konsideron Danilon – shok i Neymarit – si futbollistin që mund të luajë pa problem në pozitën e Alvesit.

Por, për ta transferuar atë, gjiganti nga Camp Nou duhet të pres deri në janar të vitit 2016, për të skaduar dënimi i FIFA-s në mënyrë që të kenë të drejtë të realizojnë përforcime.