Danilo: Guardiola dhe Prilo kanë ide të ngjashme

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka thënë së fundmi se idetë mbi futbollin të trajnerit Andrea Prilo ngjasojnë me ato të Pep Guardiolës.

Sport

09/03/2021 18:02

Ai zbuloi se Pirlo dhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ndajnë ide të ngjashme ’dhe tha se trajneri i Juventusit i jep atij shumë liri, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen shumë të marr pjesë në ndërtimin e lojës dhe Pirlo më jep shumë liri për të kontribuar mbi një gjë të tillë,” shtoi ai.“Ai dëshiron që unë të lëviz dhe ta prek shumë topin”.

“Ideja e tij duket mjaft e ngjashme me atë të Guardiolas. Pep dhe stafi i tij kanë një ide të futbollit shumë të ngjashme me Pirlo”, tha Danilo për Marca.

Ai për fund tha se ky stil i lojës i përshtatet shumë atij dhe po kalon kohë të mirë te Zonja e Vjetër.

Danilo nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të Juventusit ndaj Portos në Ligën e Kampionëvë për arsye se është i suspenduar./Lajmi.net/