Dalin në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova

Kanë dalur në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Rumania – Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet më 15 nëntor duke filluar nga ora 20:45 në “National Arena” në Bukuresht. “Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës rumune…

Sport

28/10/2024 17:32

Kanë dalur në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Rumania – Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 nëntor duke filluar nga ora 20:45 në “National Arena” në Bukuresht.

“Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës rumune në linkun e mëposhtëm:
https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO

Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00.

Biletat janë të personalizuara dhe në stadium lejohet vetëm hyrja e personit me emrin e të cilit është blerë bileta”, ka njoftuar FFK.

Kosova gjendet në Grupin 2 të Ligës B, dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që e kryeson grupin.

Ndeshjen e muajit të kaluar mes këtyre dy kombëtareve e të luajtur në Prishtinë e kishte fituar Rumania me rezultat 3-0.

Pas tri ditësh nga ndeshja me Rumaninë, Kosova e pret Lituaninë në Prishtinë.