Dafina Zeqiri për bulizmn: Rrjetet sociale janë një ‘gjimnaz’ i ri ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar

Dafina foli për çështjen e bulizmit në rrjete sociale.

ShowBiz

26/05/2021 14:02

Kohën e fundit, Dafina Zeqiri nuk ka hezituar të flasë haptas për problemet e shëndetit mendor, shkruan lajmi.net.

Ajo disa herë e ka prekur çështjen e bulizmit, madje edhe në këngën e saj “Duro”, e cila ndihmoi shumë persona të flasin hapur për këtë dukuri.

Me anë të postimit të fundit, këngëtarja tha se gjatë këtyre viteve është mësuar ta pranojë veten si është.

Ndër të tjera, Dafina thekson faktin se rrjetet sociale janë vendi ku njerëzit gjykojnë shpejt, ndërsa inkurajon ndjekësit të rrëfejnë historitë e tyre të ngacmimeve.

“Përgjatë viteve unë kam mësuar të përqafoj atë që jam dhe NUK kam frikë. Rrjetet sociale janë “gjimnazi” i ri ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar. A jeni ngacmuar ndonjëherë nga një postim? Dhe si ndikoi kjo në ty?

– Më pëlqen të dëgjoj histori, mos hezitoni të komentoni më poshtë

Me dashuri,
D”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZE? (@dafina.zeqiri)

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “Japa”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Brenda pak ditësh, “Japa” arriti të marrë afro 2 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player