“D+” i drejton rekomandime MSH-së dhe IKSHPK-së për nxitjen e qytetarëve për vaksinim
Që nga paraqitja për herë të parë e covid-19 e deri më tani, janë regjistruar variante të ndryshme të këtij virusi. Varianti Delta, i shfaqur për herë të parë në Indi përhapet më shumë mes njerëzve në krahasim me variantet e tjera. Për këtë arsye është e rëndësishme analizimi i përhapjes së këtij varianti dhe, politikat që duhet ndjekur Kosova për motivimin e qytetarëve për vaksinim.
Lajme
Në një raport të publikuar nga Demokracia Plus është bërë krahasimi i numrit të rasteve me variantin Delta, në vendet si Franca, Luksemburgu, Lituania, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria dhe të analizohen politikat që i kanë ndërmarrë këto vende dhe të tjera, për të motivuar qytetarët që të imunizohen kundrejt COVID-19.
Rekomandimet e dala nga raporti i D+ janë dhënë për Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.
Numri i rasteve të prekur me variantin Delta dhe numri i qytetarëve të vaksinuar në tetë vende të ndryshme.


Siç mund të shihet nga tabela e publikuar nga D+, numri i personave të vaksinuar me dy doza, në krahasim me numrin e qytetarëve të Kosovës që duhet të vaksinohen, është ende i vogël.
“Kjo nuk është për shkak të mungesës së dozave të vaksinave pasi Ministria e Shëndetësisë ka siguruar doza të konsiderueshme të vaksinave, por për shkak të hezitimit të personave për t’u vaksinuar. Në këtë raport të shkurt janë dhënë rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë për të ndërmarrë hapa për motivimin/nxitjen e qytetarëve që të vaksinohen”, thuhwt nw hulumtimin e D+.
Mes politikave ndëshkuese dhe motivuese
Sipas ekspertëve shëndetësor mos vaksinimi i qytetarëve është faktor i varianteve të reja, si dhe ndikon që virusi COVID-19 të shumohet. Përveç sfidës së shpërndarjes së barabartë të vaksinave tek qytetarët, shqetësim mbetet hezitimi i qytetarëve për t’u imunizuar kundër këtij infeksioni. Ky hezitim mund të vie si pasojë e dyshimeve rreth efikasitetit të vaksinave, lajmeve të rreme, dhe pasigurisë rreth efekteve anësore që mund të ketë vaksina anti-COVID-19. Sipas portalit të lajmeve telegrafi.com në Kosovë, duke cituar një organizatën GeoPost e cila kryen kërkime mbi ndikimin e huaj në Ballkanin Perëndimor, Kosova është prekur nga fushata dezinformuese kundër vaksinimit e Rusisë. Për më tepër, themeluesit e grupit “Stop Vaksinimit” janë profile të rreme që provojnë që ta përçajnë shoqërinë kosovare në raport me vaksinimin. Kohën e fundit, shumë studime shkencore kanë zbuluar me mijëra llogari ruse nëpër rrjetet sociale të cilat janë duke përhapur mesazhe kundër vaksinës.
Mirëpo, për të ulur nivelin e pasigurisë, vende të ndryshme kanë ndërmarrë masat që e nxisin vaksinimin e qytetarëve.
D+ ka përmendur disa nga politikat që kanë ndërmarrë vendet për motivimin e qytetarëve për vaksinim janë:
Në Francë, qytetarëve i duhet leja e veçantë për të hyrë në kafene, restaurante, qendra tregtare dhe udhëtimi me tren apo aeroplan. Për të marrë një leje të tillë, njerëzit duhet të vaksinohen plotësisht, të kenë test negativ ose të tregojnë se e kanë kaluar virusin.
Në Britani të Madhe, disa restaurante në bashkëpunim me qeverinë, po shpërndajnë pica falas dhe taksitë do të jenë pa pagesë për të rinjtë që janë vaksinuar, ose që zgjedhin të
vaksinohen. Po ashtu firmat e shpërndarjes dhe transportit ofrojnë zbritje në çmim për shërbimet e tyre.
Italia e ka bërë të detyrueshme pasaportën shëndetësore për mësuesit. Qeveria ka njoftuar se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë. Një pasaportë e tillë është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.
Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Presidenti Joe Biden i ka bërë thirrjeve shteteve që të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit. Po ashtu Qeveria federale të rimbursojë bizneset e vogla dhe ato të mesme, të cilat u ofrojnë punëtorëve ditë pushimi për t’u vaksinuar.
Sipas Organizatës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit, disa shtete të Evropës kanë vendosur qendra masive të vaksinimit në bashkëpunim me komunat. Po ashtu kanë angazhuar ekipe mobile për vaksinim të qytetarëve që nuk munden të kenë qasje në qendrën e vaksinimit.
“Në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1,903. Përkundër faktit që Kosova ka mjaftueshëm vaksina të siguruara, rreth 291,788 shqetësuese mbetet hezitimi i qytetarëve për imunizim kundër koronavirusit. Në disa komuna, p.sh. komuna e Mitrovicës, pavarësisht rezervimit të terminit përmes platformës online <“e-kosova”>, qytetarët presin në grumbull para qendrës së vaksinimit ‘Rexhep Mitrovica’. Kjo për arsye se qytetarët nuk e përcaktojnë orarin e terminit për vaksinim, dhe kështu paraqiten në qendër në orare të ndryshme. Gjithashtu, ka qytetarë të cilët janë të regjistruar në komuna të caktuara, por jetojnë në Prishtinë, dhe kur e caktojnë terminin në platformën <e-kosova>, sistemi i cakton automatikisht qendrën e vaksinimit në komunën ku është regjistruar, dhe jo në komunën ku aplikuesi jeton aktualisht”, thuhet në raport.
Disa nga rekomandimet që D+ i drejton Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kosovar për Shëndetësi Publike për nxitjen e qytetarëve për vaksinim janë:
Vendosja e qendrave për vaksinim në fshatra, pasi jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë të frekuentojnë qendrat kryesore të vaksinimit;
Vendosja e shenjave në dysheme në qendrat e vaksinimit, në mënyrë që të zbatohet distanca fizike mes qytetarëve
Të formohen ekipe mobile për vaksinim në zonat më të thella dhe tek pacientët më të moshuar;
Vaksinimi për mësuesit/et, punëtorët/et e marketeve, personeli në bizneset e hotelerisë, shoferëve/eve të autobusëve dhe taksive të bëhet i obliguar, kjo pasi këto janë kategoritë që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët;
Të organizohen debate publike dhe emisione televizive me ekspert shëndetësor për të shpjeguar efikasitetin e vaksinës, dhe të jetë të hapura për pyetje nga publiku; jepen mesazhe përmes videove nga personat që kanë ndikim në publik, të cilët janë imunizuar.
Vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë fundjavave, në mënyrë që të ofrohen më shumë mundësi për vaksinim nga qytetarët. /Lajmi.net/