Courtois: Hazard do të mbetet në Real Madrid

 Thibaut Courtois, ka folur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij Eden Hazard.

Sport

05/06/2021 18:14

Courtois ka folur në një intervistë për ‘Le Soir’ dhe ‘Sudpresse’, ku ka komentuar të ardhmen e Hazardit, raporton lajmi.net.

“Unë jam 100% i bindur se ai do të qëndrojë. Ai nuk dëshiron të largohet, vetëm shtypi i Madridit shkruan për dëshirën e tij për t’u larguar,” tha ai.

“Ai dëshiron të vazhdojë, të luajë pa lëndime dhe të fitojë tituj. Në Real Madrid ka kritika gjatë gjithë kohës dhe për të gjithë, Gareth Bale u kritikua, por ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe shënoi dy gola në finalen e Kievit, në Lisbonë ai gjithashtu shënoi , shtoi ai.

“Të gjithë e dimë që në Madrid ka presion dhe kritika nga shtypi dhe tifozët, Por Eden mund ta përballojë atë. unë e njoh atë mjaft mirë atë, ai ende mund të ndryshojë gjithçka ”, përfundoi Courtois. /Lajmi.net/