Çudit Rio Ferdinand, e propozon Welbeckun për Man Utd

Rio Ferdinandi ia propozon Danny Welbeckun ish-skuadrës së tij, Manchester United. Sipas tij, lojtari mund të jetë një alternativë e mirë për “Djajtë e Kuqë”, marrë parasysh situatën që këta të fundit po kalojnë me Cristiano Ronaldon. Lojtari nuk dëshiron të vijojë qëndrimin në “Old Trafford”, pasi ish-kampionët anglezë nuk janë kualifikuar në Champions League…

Sport

09/08/2022 14:00

Rio Ferdinandi ia propozon Danny Welbeckun ish-skuadrës së tij, Manchester United.

Sipas tij, lojtari mund të jetë një alternativë e mirë për “Djajtë e Kuqë”, marrë parasysh situatën që këta të fundit po kalojnë me Cristiano Ronaldon.

Lojtari nuk dëshiron të vijojë qëndrimin në “Old Trafford”, pasi ish-kampionët anglezë nuk janë kualifikuar në Champions League për këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Duke e parë që largimi i portugezit duket i pashmangshëm, legjenda angleze e sheh Welbeckun si një lojtar që mund të kryejë punë në këtë situatë.

“Ai duket në një formë të mirë. Ai mund t’i luajë 15-20 ndeshje në sezon. Nuk duhet të humbet kjo mundësi nënshkrimi”, tha ai. /Lajmi.net/