Cuadrado kushton 35 milionë euro

Fiorentina është shumë pranë marrëveshjes me Juan Cuadradon për vazhdimin e kontratës së tij deri më 2019, ku çmimi i tij do të rritet në 35 milionë euro.

Sport

01/10/2014 11:14

Juan Cuadrado, pas një vere përplot me spekulime, është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Fiorentinën.

Palët, sipas të përditshmes italiane “La Nazione”, janë pajtuar që në kontratën e re të jetë i përfshirë një dëmshpërblim prej 35 milionë euro.

Marrëveshja do të vlejë deri në verën e vitit 2019, ndërsa është mbetur për t’u definuar vetëm paga e rritur e yllit kolumbian.

Cuadrado gjatë afatit kalimtar të verës u kërkua nga Barcelona dhe Manchester United, por në fund mbeti në Firencë, ku vështirë se do të qëndrojë shumë gjatë për faktin se klubet e mëdha ende e duan në skuadrat e tyre.