CR7 apo Messi? Mbappe me përgjigje interesante

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?

Sport

17/04/2019 19:41

Është kjo pyetja më e shpeshtë që ka shoqëruar futbollin në vitet e fundit, dhe se një përgjigje nuk ka qenë kurrë e lehtë.

Në një situatë të njëjtë është vënë edhe ylli i PSG-së, Kyilian Mbappe.

Kampioni i botës me Francën, ka thënë se e ka të vështirë të zgjedh mes Ronaldos dhe Messit.

20 vjeçari ka dhënë një përgjigje interesante, duke thënë se më parë do të pensionohej për t’iu lënë vend të dyve në skuadrën e tij.

“Nëse do të duhej të zgjedhja mes Messit dhe Ronaldos për skuadrën time? Do të pensionohesha dhe do t’i merrja të dy, që të sigurohem se do të fitonim”, është shprehur Mbappe për France Football./Lajmi.net/