Cozman para disa ditësh ‘kunja’ Ledrit, tash poston foto me të
Reperi i grupit Baba Stars, Cozman, ka postuar një fotografi në Instagram me reperin Ledri Vula.
ShowBiz
Kjo fotografi vjen vetëm disa ditë para se Cozman me një postim po në Instagram, të “sulmonte” Ledrin, duke ironizuar me suksesin e këngës “Shumë Pis” nga reperi Vula dhe Era Istrefi.
Ledri më herët ishte anëtar i Baba Stars para se të pauzonte një kohë, ku pastaj u rikthye fuqishëm me disa këngë solo e pastaj me bashkëpunime në skenë.
Rikthimi i tij kishte befasuar anëtarët e Baba Stars, të cilët menduan se ai i kishte dhënë fund karrierës muzikore (ashtu siç kishte paralajmëruar).
Ata, duke përfshirë liderin Getoar Selimi kishin mbetur të indinjuar me këtë veprim të reperit, i cili iu afrua grupeve rivale të tyre me fotografi apo bashkëpunime.
Pas gjithë kësaj, natyrshëm erdhi edhe postimi i Cozman që reagoi ndaj sukseseve të Ledrit, por nuk mund të thuhet se natyrshëm do të vinte dhe kjo foto, e postuar dje në Instagramin e Cozman.
Mbetet të shihet reagimi i anëtarëve të grupit që me shumë gjasë nuk do e pëlqejnë këtë foto. (Lajmi.net)