Cozman për Ledrin dhe Erën: ‘Më bëjnë për të qeshur’

Cozman nuk mund të mos reagojë kur kolegë dhe konkurentë të tij përpiqen t'i zënë vendin për rekorde klikimesh në YouTube.

ShowBiz

08/07/2015 22:52

Reperi Cozman, edhe pse ka patur probleme me ligjin ditët e fundit, nuk mund të mos reagojë kur kolegë dhe konkurentë të tij përpiqen t’i zënë vendin për rekorde klikimesh në YouTube.

I dashuri i Tunës ka postuar një foto në llogarinë e tij ku tregon klikimet e hitit ‘Fenix’ vetëm një ditë pas publikimit.

Kënga kishte kapur plot 732,838 klikime dhe deri më tani mbante numrin rekord të klikimeve për 24 orë.

Mendohet se rreperi ka dashur të ironizojë suksesin e bashkëpunimit mes Ledrit dhe Era Istrefit pasi kënga e tyre “Shumë pis” po bën bujë të madhe në media për numrin e madh të klikimeve.

Cozman donte thjesht të rikujtonte ‘kush është zogu ma i mir prej krejtve’ duke shtuar fjalët paralajmëruese “Kini kujdes së shpejti”, gjë që na bën të kuptojmë se një hit i ri po vjen. /shqiptarja