Coutinho për ecurinë e Liverpoolit: Nuk është për t’u çuditur

Philippe Coutinho ka folur për ecurinë fantastike që po kalon ish-skuadra e tij, Liverpool, gjatë këtij sezoni në Premierligën angleze.

Sport

12/02/2020 12:40

Braziliani u shpreh se nuk befasohet nga sukseset e Liverpoolit, pasi, sipas tij, e meritojnë duke e parë kualitetin që ka në përbërje skuadra angleze.

27-vjeçari, që deklarohet menjëherë pas zërave që flisnin për një rikthim të tij në Anfield Road, shprehet me fjalë shumë pozitive duke e përgëzuar ish-skuadrën e tij.

‘’Liverpooli po fluturon dhe kjo nuk më befason’’, tha ai për Sport Ilustrated, transmeton lajmi.net.

‘’Sezonin e kaluar ishim dëshmitarë që ata fituan Ligën e Kampionëve, por as kjo nuk është për t’u çuditur pasiqë kanë një skuadër fantastike’’, përfundoi fantazisti i Bayern Munich.

Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2018, për t’iu bashkuar Barcelonës për shifrën 105 milionë funteve. Momentalisht, futbollisti luan te skuadra e Bayernit si i huazuar nga Blaugranët.

Gjatë 19 ndeshjeve të tij me Bavarezët këtë sezon në Bundesligë, mesfushori ofanziv ka arritur të realizojë gjashtë gola dhe po aq asiste. /Lajmi.net/