Coutinho në krye të listës prej 11 transferimeve më të këqija të Barcelonës

Si një nga klubet më të mëdha në botë, Barcelona shpesh herë ka ditur të jetë emri kryesor në tregun e transferimeve.

Sport

04/07/2020 11:29

Përgjatë viteve, gjigantët katalanë kanë mbyllur disa marrëveshje vërtetë mbresëlënëse.

Në mesin e tyre është edhe Luis Suarez, që në vitin 2014 nga Liverpool kaloi në ‘Camp Nou’, pa harruar edhe Ronaldinhon, të cilin e kishin transferuar në vitin 2003 nga PSG.

Megjithatë, politikat e transferimeve te Barcelona nuk kanë qenë gjithmonë të sukseshme. Philippe Coutinho nuk ka arritur të ndjekë rrugën e Luis Suarez, duke u shndërruar shumë shpejtë në një lojtar jo të dëshirueshëm te katalanët.

Duke përfshirë edhe Coutinhon, mediet angleze kanë formuar një listë me 11 transferimet më të këqija që Barcelona ka bërë që nga viti 2005:

Alex Song

Andre Gomes

Dmytro Chygrynskiy

Yerry Mina

Thomas Vermaelen

Zlatan Ibrahimovic

Jeremy Mathieu

Arda Turan

Paco Alcacer

Malcom

Philippe Couinho

/Lajmi.net/