Costa ia depilon këmbën Alonsos

Pas eliminimit të hershëm nga Kampionati botëror, sulmuesi i Spanjës, Diego Costa gjeti kohë që gjatë ndeshjes kundër Australisë, t’ia depilojë këmbën mesfushorit Xabi Alonso.

Sport

24/06/2014 13:51

Me Spanjën e eliminuar nga Kampionati botëror para fitores 3:0 ndaj Australisë, dukej e natyrshme se do të ketë shpërqendrim në bankinën e La Rojas.

Por, pak kush do të kishte imagjinuar se do të shohim futbollist duke ia depiluar këmbën bashkëlojtarit. Po, pikërisht kjo ndodhi. Objektivi i Chelseas, Diego Costa u mundua të heq ndonjë qime nga kofsha e Xabi Alonsos.

Për dëshpërimin e Costas, eksperimenti doli i pasuksesshëm, njësoj sikurse paraqitjet e tyre gjatë këtij Kampionati botëror në Brazil.