Correa: Kalimi te Interi është një ëndërr e bërë realitet, dua të fitojë këtu

Sulmuesi ka folur në një intervistë për DAZN.

Sport

18/09/2021 15:55

Joaquin Correa gjatë verës kaloi te Interi nga Lazio në formë huazim me obligim blerje për 30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Interesim për Correan kishin shprehur Arsenali dhe Evertoni, por ai vendosi të kalojë te ‘Nerazzurët’.

Sulmuesi në një intervistë për DAZN ka thënë se ëndrra e tij është bërë realitet me kalimin te gjiganti italian.

“Si fëmijë, doja të vija këtu me çdo kusht. Ishte shumë e rëndësishme për mua”.

“Kur luaja në Argjentinë, dëgjova për interesimin nga Interi, Ishte bukur ’i bashkohesha Interit sepse isha një fëmijë që ëndërroja të luaja këtu”.

Correa është ribashkuar me ish -trajnerin e tij të Lazios, Simone Inzaghi nën të cilin ai shënoi 30 gola në 117 paraqitje me Biancocelesti midis viteve 2018 dhe 2021.

“Ishte kaq e rëndësishme të ribashkoheshim me Inzaghin. Ardhja këtu në Inter ishte tashmë një ëndërr për mua, atëherë kur mora telefonatën e tyre, nuk kisha asnjë dyshim, nuk doja të isha askund tjetër”.

“Pata një pritje të ngrohtë, të gjithë më bënë të ndihem si në shtëpinë time dhe e kam kuptuar se çfarë është Interi. Kjo fanellë është e rëndë dhe shumë e rëndësishme”.

“Ne synojmë të bëjmë më të mirën në çdo garë, ne kemi një ekip të madh. Nuk do të përmend asnjë titull, por ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është më e lehtë kur luan me këta lojtarë, unë argëtohem dhe gjithmonë marr shërbime të shkëlqyera”, përfundoi Joaquin Correa. /Lajmi.net/