Conte në bisedime me Real Madridin dhe Tottenhamin

Trajneri i Interit, Antonio Conte është duke negociuar me Real Madridin dhe Tottenhamin dhe mund të ribashkohet me drejtorin sportiv Fabio Paratici te Spurs.

Sport

30/05/2021 20:26

Tekniku italian është agjent i lirë pasi ndërpreu kontratën me Interin, duke fituar titullin e Seria A, transmeton lajmi.net.

Në marrëveshje nënkupton se Conte nuk mund të punojë të ndonjë skuadër italiane edicionin tjetër.

Sipas SportItalia, Conte ka nisur negociatat me Real Madridin dhe ka prezantuar projektin te presidenti Florentino Perez.

Sidoqoftë, Diario AS, , raporton se Perez nuk është impresionuar nga Conte.

Pos kësaj, Conte vazhdon negociatat me Tottenham, aty ku mund të bashkohet me Paraticin.

Paratici dhe Beppe Marotta ishin personat që e sollën Conten te Juventusi në vitin 2010, ndërsa pastaj Marotta kaloi te Inter, kurse Paratici javën e kaluar konfirmoi se nuk do ta rinovojë kontratën./Lajmi.net/