Conte mund të jetë zëvendësues i Artetas te Arsenali

Arsenali nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Premier Ligë.

Sport

26/08/2021 08:08

Pozita e Mikel Artetas si trajner i Arsenalit ka nisur të lëkundet pas startit të dobët të edicionit të ri, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Independent’, Antonio Conte është njëri ndër emrat më të mundshëm që ta zëvendësojnë Artetan nëse ky i fundit shkarkohet.

‘Topçinjtë’ thuhet se i kanë dhënë ultimatum trajnerit të tyre që pesë ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtar për të ardhmen e tij.

Nëse në këto duele ‘The Gunners’ nuk këndellen atëherë Conte mund të merr pozitën e Artetas.

Arsenali ka pësuar humbje në dy ndeshjet e parë të Premier Ligës me rezultat identik 2-0 ndaj Brentfordit dhe Chelseas. /Lajmi.net/