Conte jep vlerësimin e tij për Bentancur e Kulusevski – dy transferimet e Tottenham në minutat e fundit
Conte ka dhënë pikëpamjen e tij mbi transferimet e reja të Tottenham Hotspur; Rodrigo Bentancur e Dejan Kulusevski.
Sport
Antonio Conte thotë se Kulusevski dhe Bentancur janë lëvizjet e duhura për Tottenham, dhe shpjegon se ku mund të kontribuojnë lojtarët.
Kulusevskin e sheh si një lojtar të pozitës 10, por që mund të jap shumë edhe në krahët e skuadrës.
“Ai është lojtar i mirë, i ri, me talent të madh dhe mund të luajë si numër 10, me sulmuesit, por njëkohësisht ka potencial të luajë në krahun e djathtë”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.
“I pëlqen të sulmojë, është i mirë në 1 kundër 1 dhe krijon shanse për shokët. Nënshkrim i mirë për ne”, shtoi ai.
Sa i përket Bentancur, lojtari pritet të marrë pozitën e mesfushorit defensiv dhe mund të organizojë nga aty.
Mbetet të shihet se si dy lojtarët e ardhur nga Juventus do të përshtaten në skenat e Conte. /Lajmi.net/