Conte: Inter duhet të ndjekin shembullin e Liverpoolit

Antonio Conte ka folur lidhur me synimet që Inter duhet të kenë këtë sezon.

Sport

23/10/2020 19:02

Trajneri italian beson se është skuadra e Liverpool ajo që duhet të paraqitet si shembull për skuadrën ‘Zikaltër’.

Conte sheh skuadrën e Liverpool si një makinë luftuese, dhe beson se Inter duhet të luajnë në të njëjtën mënyrë.

“Ne duhet të japim 110% për tu kthyer te rezultatet e mira, anash performancave”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Duhet të punojmë fort. Si shembull marr Liverpoolin e Jurgne Klopp. Ishin katër vite pa fituar – tani janë makinë lufte”, shtoi trajneri italian.

Inter janë mposhtur në ‘Derby della Madonnina’ si dhe kanë luajtur baras në Ligën e Kampionëve ndaj Monchengladbach. /Lajmi.net/