Conte është favoriti kryesor për zëvendësimin e Zidane tek Reali

Antonio Conte është favoriti kryesor për zëvendësimin e Zinedine Zidane.

Sport

28/05/2021 16:04

Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb.com”, Raimondo De Magistris, Antonio Conte është favoriti kryesor për të marrë nën drejtim skuadrën e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sipas De Magistris, Real Madridi nga dita e djeshme ka filluar negociatat me përfaqësuesit e italianit dhe një marrëveshje e mundshme mund të shihet në horizont.

Ndërsa Maurizio Pochettino tani për tani nuk po cilësohet si një pretendent./Lajmi.net/