Conte dëshpëron Interin, zgjedh skuadrën e Bundesligës

Bayern Munich po mendon të ndërpresë bashkëpunimin me Niko Kovaçin në fund të sezonit.

Sport

16/04/2019 18:52

Sezoni me shumë luhatje dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve, kanë bërë që drejtuesit e Bayern Munich të mendojnë për pasuesin e tij.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Bayern Munich janë favorit për të nënshkruar me Antonio Conten, përcjell ‘lajmi.net’.

Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar.

Ish trajneri i Juventusit, ka gjasa të rikthehet edhe në Serie A, ku po kërkohet nga Inter dhe Roma./Lajmi.net/