Çmimi i derivateve nuk po zbret, Kusari-Lila merret me video në Facebook: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi kontrolle intensive të tregut gjatë marsit 2026, me mbi 600 inspektime në derivate, markete dhe produkte. Siç bëhet e ditur në një komunikatë, janë trajtuar 129 ankesa, janë marrë 14 vendime për sekuestrim, pesë raste janë dërguar në gjykatë, janë shqiptuar 56 gjoba dhe janë mbyllur 10 lokale. Kusari-Lila…
Lajme
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi kontrolle intensive të tregut gjatë marsit 2026, me mbi 600 inspektime në derivate, markete dhe produkte.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë, janë trajtuar 129 ankesa, janë marrë 14 vendime për sekuestrim, pesë raste janë dërguar në gjykatë, janë shqiptuar 56 gjoba dhe janë mbyllur 10 lokale.
Kusari-Lila paralajmëroi se abuzimet me çmime dhe sigurinë e produkteve nuk do të tolerohen.
“Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës 01–27 mars 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar 624 inspektime, prej tyre 68 ri-inspektime, duke intensifikuar kontrollet në derivate, markete dhe sigurinë e produkteve, veçanërisht në prag të Bajrami.
Nga këto kontrolle, 195 janë realizuar në derivate të naftës, 186 në sigurinë e produkteve, 224 në tregun dhe mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa 19 nga Komisioni për Kushtet Minimale Teknike.
Kontrollet janë shoqëruar me mbikëqyrje të shtuar të çmimeve dhe mbi 64 inspektime të përbashkëta me Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, si dhe aksione për sigurinë e lodrave dhe pajisjeve në dogana dhe tregun e brendshëm.
Sipas ministres, rezultatet janë konkrete: janë trajtuar 129 ankesa, janë marrë 14 vendime për sekuestrim, pesë raste janë dërguar në gjykatë, janë shqiptuar 56 gjoba dhe janë mbyllur 10 lokale”, bëhet e ditur në njoftim.
Ministrja Kusari-Lila theksoi se mesazhi për operatorët ekonomikë është i qartë: abuzimi me çmime, cenimi i sigurisë së produkteve dhe mashtrimi i konsumatorit nuk do të tolerohen.