Cllevio: Kam pasuri dy milionë dollarë

Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Clevio në podcast-in me Grida Dumën i ka rrëfyer të gjitha. Në një nga momentet, reperi shqiptar flet hapur për ndikimin që mendon se ka në publik. “Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, thotë ai. Deklarata bëhet edhe më personale kur përmend të atin, duke thënë se…

ShowBiz

04/05/2026 16:52

Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Clevio në podcast-in me Grida Dumën i ka rrëfyer të gjitha.

Në një nga momentet, reperi shqiptar flet hapur për ndikimin që mendon se ka në publik.

“Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, thotë ai.

Deklarata bëhet edhe më personale kur përmend të atin, duke thënë se në familjen e tij mbështetja për Sali Berishën ka qenë aq e fortë sa kthehej në përplasje të ashpra.

Ai ndalet edhe te një periudhë e vështirë e jetës së tij, burgu, që sipas tij nuk e ndaloi, por e shtyu të mendojë ndryshe.

Cllevio tregon se pikërisht nga kabina e burgut hodhi hapat e parë në biznesin e syzeve, duke e kthyer një situatë kufizuese në një mundësi fitimi.

Për herë të parë, ka komentuar edhe pasurinë e tij, duke deklaruar se zotëron rreth dy milionë dollarë.

“Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”, shprehet ai.