Clattenburg ‘thumbon’ dhomat e VAR-it: Nuk po i rekomandojnë gjyqtarët ta shikojnë monitorin

Mark Clattenburg ka folur për aplikimin e teknologjisë nga gjyqtarët e Premierligës, duke u shprehur me mllef ndaj këtyre të fundit.

Sport

24/02/2020 14:27

Pas ndeshjes Chelsea-Tottenham Hotspur, u përfol gjatë për një episod kur futbollisti i Spurs, Giovanni Lo Celso shkeli në këmbë një lojtar të Bluve por nuk u ndëshkua me karton të kuq, anise ndërhyrja ishte e ashpër.

Sipas Clattenburg referët e ligës angleze nuk po e shikojnë monitorin e VAR-it sa duhet, kësisoj po marrin vendime të ngutshme.

“Nuk është faji i Olivier, është faji i VAR-it pse nuk e sygjeron atë ta shikojë monitorin që e ka jashtë fushe. Çdo njëri do ta nxirrte kartonin e kuq në atë rast”, u shpreh arbitri për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

Detaji nuk mbeti pa u komentuar as nga panelistët e Sky, ku të gjithë njëzëri e dënuan mos veprimin e Olivierit në atë rast, anise nuk çoi peshë në epilogun e ndeshjes. /Lajmi.net/