CL: Ashtu siç pritej – Chelsea fiton me lehtësi ndaj Lille

Skuadra e Chelsea ka marrë fitore në kuadër të Champions League, përballë Lille.

Sport

22/02/2022 22:52

Në kuadër të 1/16-ës së finales së Champions League, skuadra e Chelsea ka marrë fitore të lehtë 2:0 ndaj kampionëve të Francës, Lille, shkruan lajmi.net.

‘Blutë’ e Londrës kaluan në epërsi qysh në minutën e 8’ të takimit, me golin e shënuar nga Kai Havertz. Për këtë gol, asistin dha Hakim Ziyech.

Chelsea administroi mirë rezultatin, madje në minutën e 63’ arriti të shënonte edhe një tjetër gol.

Kësaj radhe, në skenë doli amerikani Christian Pulisic, i asistuar nga mesfushori N’Golo Kante.

Në këtë ndeshje minuta në dispozicion pati edhe për yllin kosovar të Lille, Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 81′.

Skuadra e Thomas Tuchel merr kësisoj një epërsi solide në ndeshjen e parë, dhe udhëton më qetë për ndeshjen e kthimit në Francë. /Lajmi.net/