City shqyrton alternativat për Cucurella – shuma që kërkon Brighton është shumë e lartë

Manchester City do të ketë telashe për të gjetur mbrojtës për krahun e majtë. ‘Citizens’ shitën kartonin e Oleksandr Zinchenko tek Arsenal, me shpresën se do të arrinin marrëveshje me Marc Cucurella, por një gjë e tillë po del të jetë problematike. Skuadra e Brighton i ka caktuar mbrojtësit spanjoll një çmim prej 50 milionë…

Sport

31/07/2022 16:58

Manchester City do të ketë telashe për të gjetur mbrojtës për krahun e majtë.

‘Citizens’ shitën kartonin e Oleksandr Zinchenko tek Arsenal, me shpresën se do të arrinin marrëveshje me Marc Cucurella, por një gjë e tillë po del të jetë problematike.

Skuadra e Brighton i ka caktuar mbrojtësit spanjoll një çmim prej 50 milionë funteve dhe kjo shumë llogaritet e lartë nga Man City, përcjell lajmi.net.

Manchester City janë larguar tashmë nga gara për Marc Cucurella dhe po shikojnë pista të tjera. Ata kanë bërë të ditur se kthehen në negociata vetëm nëse shuma bie në 35 milionë funte.

Grimaldo mund të jetë një nga alternativat, por nuk ka ndonjë emër konkret. Skuadrës kampione në fuqi në Premier League i duhet një lojtar në atë pozitë. /Lajmi.net/