Citroeni 33-vjeçar ka kaluar vetëm 34,000 kilometra, duket sikur ka dalë nga fabrika
Në kërkim të Oldtimer-ve gjithnjë e më tërheqës, këtë herë do paraqitet një makinë “franceze”.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për një Citroën Visa (1978-1988), një makinë që dikur ishte e popullarizuar edhe në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Makinë në fjalë gjendet në Gjermani dhe po garon për titullin e automobilit më të ruajtur.
Pronari e ka në posedim atë që nga 3 shkurti i 1987-ës dhe, që prej asaj kohe, ai ka përshkuar me të vetëm 34,000 kilometra.
Siç shihet edhe në fotografi, makina është në gjendje të përsosur, e gjendur rregullisht në një garazh, me të gjitha pjesët mekanike pa iu përfshirë nga korrozioni. /Lajmi.net/