Çitaku: Rozeta Hajdari nuk ka bërë asgjë pa aprovimin e Albin Kurtit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakzuë ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozet Hajdari në rastin e njohur “Rezervat Shtetërore”. Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se Hajdari nuk e ka bërë as edhe një hap pa aprovimin e Albin Kurtit. “Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët…

Lajme

11/11/2025 20:02

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakzuë ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozet Hajdari në rastin e njohur “Rezervat Shtetërore”.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se Hajdari nuk e ka bërë as edhe një hap pa aprovimin e Albin Kurtit.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka thënë ajo.