Çitaku i bën thirrje Kurtit ta ndërroj kandidaten: Nuk mund ta suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar për media pas dështimit të seancës së 19-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit të cilit iu ka referuar si deputet, që ta zhbllokoj situatën ashtu që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më shpejtë. “PDK…

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar për media pas dështimit të seancës së 19-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit të cilit iu ka referuar si deputet, që ta zhbllokoj situatën ashtu që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më shpejtë.
“PDK për gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive, dhe do të mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit të gjendjes së rëndë të krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, ne e vlerësojmë realitetin politik që e kemi në Kuvend. Nuk ka shumicë parlamentare, i bëjmë ftesë të reflektoj të ndërroj kandidaten dhe të ecim tutje. Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut”, ka thënë Vlora Çitaku para mediave. /Lajmi.net/