Cimili publikon listën e futbollistëve për rrethin e dytë kualifikues

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka publikuar listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në rrethin e dytë kualifikues për Botërorin 2020, që mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Maqedoninë e Veriut.

Sport

17/10/2019 14:17

Grumbullimi i ekipit do të bëhet me datën 20 tetor në hotel “Venus” në Prishtinë në orën 11:00.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Ukrainës, më 24 tetor në orën 17:30, ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, po ashtu në orën 17:30 dhe ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë, më 27 tetor, në orën 20:00.

Lista e futbollistëve
Ramadan Alaj- FC Liburn
Vahid Krasniqi- FC Liburn
Fredi Prenqi – FC Liburn
Bajram Ramadani – Fc Liburn
Malush Qerimi – FC Liburn
Taulant Rusinovci – FC Mabetex Prishtina
Dardan Topilla- FC Mabetex Prishtina
Fitim Krasniqi – FC Mabetex Prishtina
Drilon Paqarrizi – FC Mabetex Prishtina
Mergim Dervishaj – FC Mabetex Prishtina
Jeton Rukovci – FC Mabetex Prishtina
Oso Gjinovci – FC Prishtina 01
Getart Hyseni – FC Prishtina 01
Drilon Maxharraj – FC Peja Futsal

/Lajmi.net/