Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh.
Fun
Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas përfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme.
AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione.
Avokat
Profesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër.
Noter
Noteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi.
Zyrtar ligjor
Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar.
Zyrtar i prokurimit
Zyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës.
Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera.