Cikalleshi shënon një tjetër gol në Arabinë Saudite, sulmuesi ‘kuqezi’ në formë

Skuadra e Al Khaleej ka shënuar golin e tretë ndaj Al Feiha në ndeshjen e vlefshme për raundin e 24-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Golin për 0 me 3 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, shkruan Lajmi.net Edhe pse në video shihet që dy lojtarët e Al Khaleej, Cikalleshi dhe…

Sport

28/04/2023 22:12

Skuadra e Al Khaleej ka shënuar golin e tretë ndaj Al Feiha në ndeshjen e vlefshme për raundin e 24-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Golin për 0 me 3 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, shkruan Lajmi.net

Edhe pse në video shihet që dy lojtarët e Al Khaleej, Cikalleshi dhe Poko kishin kontakt me topin në momentin kur u shënua gol. Megjithatë goli momentalisht i është numëruar lojtarit ‘kuqezi’.

Kujtojmë që Cikalleshi shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje dhe tani shkon në kuotën e 10 golave.