Ciao Juventus, Alex Sandro në Premierligë për 40 milionë euro

E ardhmja e Alex Sandro mund të jetë në Premierligë.

Sport

20/08/2020 09:59

Alex Sandro mund të largohet nga Juventus.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mbrojtësi i majtë përsëri ka zgjuar interesim nga Manchester United, transmeton lajmi.net.

Sandro ishte objektiv i Red Devils edhe një vit më parë por në fund nuk u largua nga Torino.

Juventus tani nuk e kundërshton mundësinë e shitjes së tij gjatë këtij afati kalimtar të verës me kusht që klubi nga Old Trafford të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e ish futbollistit të Portos. /Lajmi.net/