Christensen pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Almeria

Barcelona ka vuajtur nga lëndimet së fundmi, me shumë emra që përfunduan në “listën për qendrën mjekësore”. Andreas Christensen ishte një nga lojtarët që Barcelona e humbi në javët vendimtare në Champions League. Qendërmbrojtësi danez pësoi një lëndim në ndeshjen e parë kundër Inter, dhe që atëherë është në proces të rikuperimit. Sipas raportimeve të…

Sport

03/11/2022 12:23

Barcelona ka vuajtur nga lëndimet së fundmi, me shumë emra që përfunduan në “listën për qendrën mjekësore”.

Andreas Christensen ishte një nga lojtarët që Barcelona e humbi në javët vendimtare në Champions League.

Qendërmbrojtësi danez pësoi një lëndim në ndeshjen e parë kundër Inter, dhe që atëherë është në proces të rikuperimit.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Chrsitensen mund të marrë minutat e tij qysh në ndeshjen ndaj Almeria, përcjell lajmi.net.

Nëse arrin të rikuperohet në kohë, Christensen do të ishte ndihmë e madhe për Xavi Hernandez, i cili në ndeshjet e fundit është obliguar ta luajë Marcos Alonson si qendërmbrojtës.

Barcelona dhe Almeria përballen të shtunën, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/