Chrissy Teigen pjesë e videoklipit të ri të John Legend
Chrissy Teigen zbulon se është pjesë e klipit të ri të John Legend, teksa ndau pjesë nga prapaskenat.

ShowBiz
Në vitin 2013, Chrissy Teigen vodhi shfaqjen në videon muzikore të bashkëshortit të saj John Legend për hitin e tij “All of Me”, të cilin e shkruajti për modelen, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Tani, modelja 34 vjeçe, po kthehet të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj ndërsa ajo njoftoi në Twitter të mërkurën për të zbuluar se është ribashkuar me ekipin që punoi në video për projektin tjetër.
Duke shpërndarë një video mahnitëse, Chrissy shkroi “Xhirimi i një video muzikore me ekipin më të mirë të “All of Me”. ribashkohemi! Për cilën këngë nga albumi i ri mendoni se është?”
Chrissy dukej thjesht e veshur në të bardha ndërsa tregoi rezultatet e operacionit të saj të fundit, në të cilën i hoqi implantet e gjirit.
Fansat padyshim që do të jenë të lumtur ta shohin Chrissyn përsëri duke bashkëpunuar me burrin e saj pas paraqitjes në videon e “All of me”.
Në foton bardhë e zi, ku ndau momente nga prapaskenat, ajo shfaq John duke kënduar dhe luajtur piano.
“All of me” e këtij artisti ishte shkruar për gruan e tij, me të cilën u martua më 2013 në Como të Italisë. /Lajmi.net/