Chilwell dhe Trippier jashtë skuadrës së Anglisë

Kombëtarja e Anglisë do jetë pa Ben Chilwellin dhe Kieran Trippierin të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës.

Sport

13/10/2020 15:46

Dyshja është larguar nga skuadra sot, duke lënë teknikun Gareth Southgate me vetëm 28 lojtarë për t’u përzgjedhur.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Chilwell mungoi në dy ndeshjet e para hapëse të Anglisë pasi ka thyer rregulloren për Covid-19, thuhet se ka pësuar një lëndim në këmbë.

Ndërkaq, Kieran Trippier i cili është mbrojtës i krahut të djathtë në radhët e Atletico Madridit, thuhet se për arsye personale ka kërkuar nga seleksionuesi që në ndeshjes e radhës të mos llogaritet në të.

Anglia fitoi ndaj Belgjikës me rezultat të ngushtë 2:1, ku Trippier luajti 90’ minuta të plotë. /Lajmi.net/