Chievo – Juventus, e çuditshme çfarë do të ndodhë në debutimin e Ronaldos

7:33 | 17 Gusht 2018

Cristiano Ronaldo bëhet gati për debutimin e tij në Serie A.

Cristiano Ronaldo bëhet gati për debutimin e tij zyrtar në Juventus.

Sulmuesi portugez do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë në Serie A ndaj Chievos, të shtunën në fillimin e sezonit të ri në Kampionatin italian.

“Corriere dello Sport” raporton se në qytetin e Veronas është planifikuar një siguri e plotë, për debutimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Debutimi i Ronaldos konsiderohet si ngjarje globale andaj nikoqiri ka angazhuar edhe njësitin anti-terrorizëm për t’u përkujdesur që gjithçka të jetë në rregull në ditën e debutimit të Ronaldos. /Lajmi.net/