Chiellini për Zhegrovën: Më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë
Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për Edon Zhegrovën. Këtë intervistë, ish-mbrojtësi e dha para ndeshjes ndaj Pafosit në Champions League. Chiellni e konfirmoi se Zhegrova momentalisht nuk mund të luajë më shumë se 45 minuta. Por sipas tij më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë. “E dinim se do të kishte…
Sport
Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për Edon Zhegrovën.
Këtë intervistë, ish-mbrojtësi e dha para ndeshjes ndaj Pafosit në Champions League.
Chiellni e konfirmoi se Zhegrova momentalisht nuk mund të luajë më shumë se 45 minuta.
Por sipas tij më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë.
“E dinim se do të kishte vështirësi në fillim. Por tani po ndihet mirë. Dhe ai po tregon gjëra të mira në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është që ai mund të sjellë menjëherë ndikimin e tij në fushë”, u shpreh Chiellini.
Kujtojmë që mbrëmë Zhegrova luajti 45 minuta ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.