Cheryl e anëtari i One Direction dalin si çift për herë të parë (FOTO)
Cheryl dhe Liam Payne duket se po e shihojnë romancën e tyre të re.
ShowBiz
Ka pak muaj që Cheryl ka nënshkruar për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, ndërsa zërat për një romancë të mundshme me anëtarin e One Direction tani janë vërtetuar.
Në fillim ata kanë konfirmuar lidhjen me postimin e fotografive të tyre në profilet e rrjeteve sociale, ndërsa tani edhe janë parë bashkë në një darkë, transmeton lajmi.net.
22-vjeçari Liam Payne është takuar për herë të parë me 32-vjeçaren Cheryl, kur për herë të parë ka bërë audicion në X-Factor në vitin 2009, ndërsa përsëri janë takuar në vitin 2010, kur grupi i tij i sapoformuar ka shkuar në fazat e fundit të talent-shout.
Viti 2016 i ka bërë bashkë dy yjet nga Britania dhe të dytë janë shprehur se janë shumë të lumtur me njëri tjetrin./lajmi.net


