Chelsea, të vendosur për të nënshkruar me Cesare Casadei

Skuadra e Chelseas është e vendosur për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Cesare Casadei. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari shumë shpejt mund të jetë “i kaltër”, pasi marrëveshja është tejet afër, transmeton lajmi.net. Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 15 milionë euro, pa i llogaritur shtesat të cilat mund…

Sport

16/08/2022 16:22

Skuadra e Chelseas është e vendosur për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Cesare Casadei.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari shumë shpejt mund të jetë “i kaltër”, pasi marrëveshja është tejet afër, transmeton lajmi.net.

Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 15 milionë euro, pa i llogaritur shtesat të cilat mund ta rrisin çmimin edhe më shumë.

Romano tutje thotë që italiani së shpejti pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore me londinezët, nëse nuk do të ketë ndonjë ekces gjatë bisedimeve të fundit. /Lajmi.net/