Chelsea të gatshëm të paguajnë borxhin e Leaos ndaj Sporting, nëse ky i fundit kalon në ‘Samford Bridge’

Chelsea thuhet se ka premtuar se do të ndihmojë yllin e Milanit, Rafael Leao me borxhin e tij prej 18 milionë eurosh me Sporting nëse ai i bashkohet klubit gjatë verës. Ylli 23-vjeçar, kontrata aktuale e të cilit skadon me ‘kuqezinjtë’ në qershor 2024, është urdhëruar t’i paguajë Sportingut rreth 18 milionë euro pas ndërprerjes…

Sport

04/02/2023 11:47

Chelsea thuhet se ka premtuar se do të ndihmojë yllin e Milanit, Rafael Leao me borxhin e tij prej 18 milionë eurosh me Sporting nëse ai i bashkohet klubit gjatë verës.

Ylli 23-vjeçar, kontrata aktuale e të cilit skadon me ‘kuqezinjtë’ në qershor 2024, është urdhëruar t’i paguajë Sportingut rreth 18 milionë euro pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës me klubin në gusht 2018 pas një sulmi në terrenin stërvitor të skuadrës portugeze nga ultrasit.

Çështja e borxhit të Leaos me Sportingun nuk është sekret dhe thuhet se është një pjesë e rëndësishme e negociatave për rinovimin e kontratës me Milanin, përcjellë lajmi.net.

Siç raportohet nga ‘La Stampa’, Chelsea i ka dhënë Leaos garanci specifike në lidhje me borxhin e tij me Sportingun, duke i premtuar se do ta ndihmojë me gjobën prej 18 milionë euro.

Ky mund të jetë një element kyç në përpjekjet e ‘Bluve’ për të joshur portugezin përpara një lëvizjeje të mundshme në verë.

Gjigantët e Premier Ligës dolën për Leaon në fund të merkatos së verës të vitit të kaluar dhe pritet të kthehen në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/