Chelsea synon goditjen e madhe gjatë verës

Skuadra e Chelseas po mendon ta përforcojë sulmin gjatë merkatos së verës dhe prioritet për Blutë është Mauro Icardi.

Sport

27/02/2020 16:33

Icardi, i cili po luan te PSG i huazuar nga Interi, do të jetë duke kërkuar një përvojë të re pas përfundimit të huazimit nga skuadra parisiene.

Me Interin e vendosur që nuk dëshiron ta mbajë sulmuesin në ‘Guiseppe Meazza’, Chelsea po mendon të futet përmes planit të dytë për ta blerë kartonin e futbollistit.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, skuadra londineze është e gatshme të ofrojë deri në 54 milionë funte për Nerazzurët të cilët e kanë përfunduar romancën me argjentinasin, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen e 28-vjeçarit në Stamford Bridge hapësirat për Tammy Abraham pritet të zvogëlohen.

Gjatë këtij sezoni me kryeqytetasit, Icardi ka arritur të shënojë 11 gola dhe dy asistime në kampionatin francez. /Lajmi.net/