Chelsea shumë afër Nathan Akes
Skuadra e Chelseas është shumë afër transferimit të Nathan Akes nga Manchester City.
Sport
Lojtari ka rënë dakord me kushtet personale që po ia ofron klubi londinez dhe gjithçka që po diskutohet tani është marrëveshja në nivel klubesh, transmeton lajmi.net.
“Qytetarët” janë dakord në parim që lojtari të shitet, por duan që të arkëtojnë sa më shumë që është e mundur nga largimi i tij.
Kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit 2025 dhe vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/