Chelsea po tenton t’ia rrëmbejë Barcelonës yllin e skuadrës – në garë edhe Man Utd

Chelsea ka dalë si favorit për transferimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Marc Bernal, sipas raportimeve të GiveMeSport. 19-vjeçari, produkt i akademisë “La Masia”, tashmë ka debutuar me Spanjën dhe konsiderohet një prej mesfushorëve më premtues në Evropë në rolin e tij. Megjithatë, e ardhmja e tij në “Camp Nou” është bërë më e…

Sport

11/09/2026 09:05

Chelsea ka dalë si favorit për transferimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Marc Bernal, sipas raportimeve të GiveMeSport.

19-vjeçari, produkt i akademisë “La Masia”, tashmë ka debutuar me Spanjën dhe konsiderohet një prej mesfushorëve më premtues në Evropë në rolin e tij.

Megjithatë, e ardhmja e tij në “Camp Nou” është bërë më e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Rodrit nga Manchester City gjatë verës.

Bernal e nisi sezonin si titullar në ndeshjet e para të La Ligës, por minutazhi i tij ka ndryshuar pas ardhjes së fituesit të Topit të Artë.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, po e monitoron nga afër situatën dhe e sheh Bernalin si një zgjidhje afatgjatë për mesfushën.

Londinezët e konsiderojnë atë edhe si pasues të mundshëm të Enzo Fernandezit, pas largimit të argjentinasit drejt Manchester Cityt.

Në garë është edhe Manchester United, i cili gjithashtu po e përcjell situatën e talentit spanjoll.

Megjithatë, sipas raportimeve, Chelsea aktualisht është në pozitën më të mirë për të bërë një ofertë konkrete kur të rihapet afati kalimtar.