Armë dhe substancë e dyshuar narkotike në tri lokacione në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, pas një informate të pranuar lidhur me posedim të paligjshëm të armëve dhe narkotikëve. Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë zhvilluar më 10 shtator 2026, nga ora 13:00 deri në 17:00, në prona të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, transmeton lajmi.net. Gjatë…

Lajme

11/09/2026 09:46

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, pas një informate të pranuar lidhur me posedim të paligjshëm të armëve dhe narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë zhvilluar më 10 shtator 2026, nga ora 13:00 deri në 17:00, në prona të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe “Manipulim i provave”.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Raporti i plotë:

ARMËMABJTJE PA LEJE & POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & MANIPULIM I PROVAVE

Prishtinë / 10.09.2026 – 13:00-17:00.  Pas një informate të pranuar, janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme prona të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrolleve si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri, një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm si dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/