7 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, në njërin rast policia i konfiskoi nga shtëpia një AK-47 e fishekë të shumtë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Vetëm në rajonin e Prishtinës ishin 4 raste, një tjetër në Malishevë dhe një në Gjakovë dhe një në Mitrovicë. Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra. Në njërin rast policia ka kontrolluar shtëpinë të dyshuarit ku edhe është konfiskuar një…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Vetëm në rajonin e Prishtinës ishin 4 raste, një tjetër në Malishevë dhe një në Gjakovë dhe një në Mitrovicë.
Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra.
Në njërin rast policia ka kontrolluar shtëpinë të dyshuarit ku edhe është konfiskuar një armë e llojit AK-47, transmeton lajmi.net.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 10.09.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, palët e përfshira në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dhe me pëlqim të saj viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë / 10.09.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti hetohet në procedurë të rregullt.
· Graqanicë / 10.09.2026 – 15:25. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar në strehimore. Rasti është duke u hetuar.
· Fushë Kosovë / 10.09.2026 – 15:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 10.09.2026 – 10:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është ushtruar dhunë fizike nga e dyshuara femër kosovare, ku si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë/ 10.09.2026-18:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me tre karikatorë, një pistoletë, 45 copë fishekë dhe një boks i hekurit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug / 10.09.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.