Chelsea, ofertë për Mirandan

Chelsea është e interesuar për qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Joao Miranda. Për futbollistin brazilian, Blues ofrojnë 25 milionë euro.

Sport

30/07/2014 17:19

Edhe pse trajneri Diego Simeone llogarit shumë në të, për ta konfirmuar suksesin e sezonit të kaluar me Atletico Madridin, e ardhmja e Joao Mirandas mund të jetë larg Los Colchoneros.

Sipas të së përditshmes spanjolle, Marca, Chelsea ia ka ofruar kampionit spanjoll 25 milionë euro për lojtarin.

Mirëpo, spanjollët duket se nuk e kanë ndërmend ta shesin lojtarin. Blues me këtë rast duhet ta paguajnë klauzolën prej 30 milionë eurove për futbollistin, i cili pati njw sezon fenomenal me ekipin nga Vicente Calderon.